Saturday, July 27, 2013

Muzika më qetësuese e regjistruar ndonjëherë


Kënga tetëminutëshe, “Weightless”, nga Marconi Union, është krijuar enkas për të përmirësuar ritmin zemrës, të ulë presionin e gjakut dhe nivelin e stresit. Kënga ka një harmoni të bukur të tingujve të kitarës, pianos dhe tingujve elektronikë natyrorë.
Një studim i kryer me 40 femra të lidhura me sensorë, të cilat kishin si detyrë të plotësonin një ‘puzzle’ (engimë), lojë kjo vërtet stresuese. Gjatë lojës, në sfond u lëshuan tingujt e disa këngëve ku rezultoi se “Weightless” ishte 11 për qind më qetësuese se këngët e tjera të krijuara për këtë qëllim. Ajo mund të ulë deri në 65 për qind ankthin e përgjithshëm, 35 për qind më të ulët se normat e zakonshme të pushimit.
Sipas Liz Cooper, themeluese e Akademisë Britanike të Terapisë me Tinguj, kënga është krijuar duke përdorur teori të ndryshme shkencore dhe përdor parime të muzikës që kanë efekte qetësuese. Këto elementë janë kombinuar nga “Marconi Union” për të krijuar melodinë të përkryer qetësuese.
Kënga ka një ritëm fillestar prej 60 rrahjesh në minutë dhe gradualisht ulet në 50. Në këtë mënyrë, duke e dëgjuar këngën zemra automatikisht i përshtatet këtij ritmi. Cooper thekson se është e nevojshme që kënga të jetë tetë minuta e gjatë, pasi duhen rreth pesë minuta që të shfaqen efektet e argëtimit.
Hapësira mes notave është vendosur në atë mënyrë që të krijojë ndjenjën e euforisë dhe rehatisë. Gjithashtu, fakti që nuk ka melodi të përsëritura, bën që truri të qetësohet krejtësisht meqenëse nuk i duhet të parashikojë ç’vjen më pas.
Terapitë e tingujve janë përdorur për mijëra vjet për t’i ndihmuar njerëzit që të qetësohen dhe për të përmirësuar shëndetin e mirëqenien.
Me këngën në fjalë ju mund të qetësoheni pas një dite të lodhshme e plot stres, ndërkohë që tabloidi prestigjioz britanikTelegraph sugjeron edhe nëntë këngë të tjera për të njëjtin qëllim:
1. Marconi Union - “Weightless”
2. Airstream - “Electra”
3. DJ Shah - “Mellomaniac” (Chill Out Mix)
4. Enya - “Watermark”
5. Coldplay - “Strawberry Swing”
6. Barcelona - “Please Don’t Go”
7. All Saints - “Pure Shores”
8. Adele - “Someone Like You”
9. Mozart - “Canzonetta Sull’aria”
10. Cafe Del Mar - “We Can Fly”
Marrurr nga Telegrafi.com

No comments:

Post a Comment