Njeriu eshte i madh vetem kur meson se vertet eshte shume i vogel.
Njerëzit e mirë e të drejtë u ngjajnë pemëve të mëdha, që lëshojnë hije për të tjerët, ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit.
Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.
Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.
Të gabosh dhe kërkosh falje është njerëzore, të falesh është hyjnore e të mos heqësh dorë nga gabimi është djallëzore.
Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.
Kush pëlqen trëndafilin duhet të durrojë edhe gjembat.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
No comments:
Post a Comment