Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar taksi në veturën e tij ka hipur një person dhe kur ka dalë ka harruar një qese që ankuesi ka dyshuar se është substancë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdullah Tahiri” të martën në Gjilan.
Pas verifikimit të substancës së dyshimtë ka rezultuar se bëhet fjalë për 171.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.
Unë kurrë nuk e kam marrë si shkak për t’u ndarë nga një mik dallimin e opinionit mbi politikën, fenë, apo filozofinë. #Thomas Jefferson
Më mirë të qëndrosh i qetë dhe t’i bësh të tjerët të mendojnë që je budalla, sesa të flasësh dhe t’ju heqësh të gjitha dyshimet.#Abraham Lincoln Unë kam qenë në Vatikan dhe i kamparë tavanet prej ari. Dhe pastaj dëgjoj Papën duke thënë se Kisha është e shqetësuar për fëmijët e varfër. Vërtetë? Atëherë shiti tavanet, or mik, bëj diçka. #DiegoArmandoMaradona Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në bot.#MahatmaGandhi Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë. Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë. Krenohu me moralin dhe sjelljen tënde se ti e ke ndërtuar atë!#Anonim
Video interesante ku disa motora ne nje mbledhje rrezohen,pastaj njeri tu bo drift merr kthesen tjeter edhe humb kontrollin aty .Disa motora humbin kontrrollin kur kercen ne rrug ..
Mat shtate here, e pri njehre. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. Mos shiko gunen, po shiko punen. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. Dielli eshte jorgani i te varfrit. Ndodhi ne kojshi,prite ne shtepi. Mos e nguc gremzën me krane se e gjen të zezën tane. Udhtari pa dituri është njejtë sikur zogu pa flatra. . . .
Nëse bashkshortja po shnderrohet në një mikeshë, atëherë ka ardhur koha t'i sugjeroni një mikeshës tuaj, të bëhet gruaja juaj. (Fréderic Bejgbeder)
Eshtë fisnike të kesh një mik, por do të ishte akoma më tepër të jesh miku i dikujt. (Richard Wagner) - Ne fund te nje stuhie na mbeten ne mendje jo fjalet e armiqve tane, por heshtja e atyre qe i mendonim miq. "Lum ata qe jane plasaritur,sepse vetem keshtu ata lejojne driten te kaloj permes " Michel Audiard "Nje liber i mire eshte nje mik i mire" Jacques-Henri Bernardin de Saint-Pierre Buzëqeshjet hipokrite,ulërima maniake. Hipokritët ,si bletët,kane mjaltë ne gojë ,dhe thumba fshehur..
Femrat shtatzëna kurrsesi nuk të mos pinë duhan dhe duhet të përpiqen të qëndrojnë larg tymit dytësor pasi ai mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës së tyre.
Megjithatë, një pjesë e tyre e shpërfillin këtë këshillë, ndërsa ato që heqin dorë gjatë shtatzënisë, fillojnë të pinë duhan pas lindjes. Një pjesë e madhe e tyre e bëjnë këtë pasi shpresojnë se do të humbasin peshë më shpesh. Por, ato nuk e kuptojnë se pirja e duhanit mund t’i prekë fëmijët e tyre edhe pasi të kenë lindur. Tymi i duhanit i marrë me rrugë dytësore në fakt mund ta dëmtojë fëmijën më shumë tash që ai është lindur se sa kur keni qenë shtatzënë, shkruan mjeku.net.
Nëse pini duhan, ju duhet të dilni jashtë dhe të mos e pini brenda shtëpisë, ku tymi mund të thithet nga foshnja juaj. Ju duhet ta porositni çdokënd në shtëpinë tuaj që pi duhan, të tymosë jashtë. Ju nuk duhet të pini duhan në veturë, madje as me dritare të hapura, pasi tymi ende mund të ndjehet brenda. Nëse ju nuk mund të hiqni dorë nga duhani për foshnjën tuaj, së paku duhet të bëni gjithçka që foshnja të jetë larg pjesës më të madhe të tymit.
Pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për foshnjën tuaj në shumë mënyra. Të jetuarit në një shtëpi me duhan-pirrës është lidhur me një rastësi më të madhe të sindromit të vdekjes së menjëhershme të fëmijës. Përveç kësaj, ajo është lidhur me shkaktim të alergjisë dhe astmës te foshnjat .Astma më pas mund ta shoqërojë fëmijën një kohë të gjatë, duke shkaktuar sulme astmatike dhe në disa raste të çojë edhe në vdekje.
Duhani po ashtu mund të çojë edhe në probleme të tjera jo aq të njohura te fëmijët, si probleme me mishin e dhëmbëve. Pirja e duhanit nga prindërit mund të çojë në peridontozë (inflamacion të mishit të dhëmbëve) dhe karies dental (prishje të dhëmbëve) te fëmijët. Ajo po ashtu mund të shkaktojë nxirrje të mishit të dhëmbëve te fëmijët, në disa raste duke i bërë të duken të zeza. Kjo mund të jetë e pakthyeshme për fëmijën tuaj.
Problemet tjera shëndetësore kur ju pini duhan mund të bëjnë që foshnja ose fëmija i vogël i juaj të preket nga pneumonia, bronkiti dhe problemet tjera shëndetësore derisa ata rriten. Duke qenë i ekspozuar ndaj tymit dytësor të duhanit gjatë fëmijërisë, ata mund të jenë më të prirë për të zhvilluar kancer më vonë gjatë jetës së tyre.
Nëse pini duhan dhe nuk mund të hiqni dorë, atëherë përpiquni të mos pini kurrë para bebes tuaj. Është zgjidhje e juaja të thithni nikotinën dhe helmet tjera të duhanit, pasi foshnja juaj nuk ka opsion ta bëjë atë zgjidhje vetë. Përpiquni t’i merrni të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbajtur foshnjën tuaj të sigurt dhe të shëndetshme.