If you say YES
Wednesday, September 4, 2013
Tuesday, September 3, 2013
A është normale të bëhet seks çdo ditë?
Like
Çfarë të keqe ka në kënaqësinë seksuale për çdo ditë? A mund të lëndohemi duke bërë seks, apo megjithatë mund të bëhet problem psikik?
Çfarë të keqe ka në kënaqësinë seksuale për çdo ditë? A mund të lëndohemi duke bërë seks, apo megjithatë mund të bëhet problem psikik?
Asgjë të keqe nuk ka në kënaqësinë seksuale për çdo ditë, derisa të dy partnerët të jenë të kënaqur dhe të jetojnë jetën të balancuar. Seksi më shumë se një herë në ditë konsiderohet dukshëm më i shpeshtë se mesatarja, e cila është diç më pak se dy herë në javë, thotë Gabrielle Morrissey.
Mirëpo, shumica e çifteve të cilët në fazën e muajit të mjaltit ndiejnë uri të fuqishme shumë shpesh e praktikojnë seksin për çdo ditë. Kjo është krejtësisht në rregull. Kjo është pjesë e jetës së shëndetshme seksuale, andaj e ruan epshin të cilin e ndiejnë partnerët për njëri-tjetrin.
Nëse partnerët një kohë goxha të gjatë janë në lidhje, p.sh. disa vjet, dhe akoma për çdo ditë kënaqen duke bërë seks, shumica do të thonë: “Si po e arrijnë një gjë të tillë”, apo “Ku qëndron sekreti i tyre?”
Pa marrë parasysh a jeni “singl” apo keni partner, ekzistojnë edhe disa shenja të cilat mund të tregojnë që seksi i çdoditshëm nuk është edhe aq i shëndetshëm, andaj edhe mund të përkufizohet me varësi seksuale apo dashurore apo megjithatë me detyrimin. Nëse shumë shpesh mendoni për seksin, kërkoni seks gjatë pjesës më të madhe të ditës apo të natës dhe se për këtë gjë nuk mund të fokusoheni në punë, në mësime apo në obligime ditore, atëherë vërtet kjo gjë është problem.
Provo mos mi ble femis qokollada shiko qka ndodh ...(VIDEO)
Monday, September 2, 2013
Bleona Qereti para publikut vetem me te brendshme..
Kengetarja shqiptare BleonaQerreti ka folur për revistën prestigjioze “Gossip”, ku ndër të tjera ka treguar se nuk do të ishte e gatshme të bënte gjithçka për të tërhequr vëmendjen. “Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj industrie, por mund të them se nuk jam pjesë e disa njerëzve që luftojnë e bëjnë gjithçka që të jenë në qendër të vëmendjes, përfshirë stilin e veshjes. Ata shpesh bëjnë skandale pa qenë nevoja, vetëm dhe vetëm që të pushtojnë kopertinat e revistave gossip”, ka thënë Bleona.
Ndërkaq, këngëtarja nuk ka hezituar të rrëfejë edhe një përvojë jo të mirë që i ka ndodhur në një koncert, ku ajo është zhveshur në të brendshme përpara afro 2000 fansave.
“Oh Zot! Isha njëherë në një koncert në Mal të Zi dhe gjatë performancës një karkalec më kërceu në trup. Në fillim nuk e vërejta, por dikur fillova të ndjej këmbët e tij dhe fillova si e çmendur të bërtas në skenë dhe hoqa fustanin sepse isha shumë e frikësuar. Isha vetëm me të brendshmet para të gjithë atyre që kishin ardhur të më ndiqnin për së afërmi. Aty ishin më shumë se 2000 persona, të cilët më inçizonin me celularë”, tregoi këngëtarja.
Bleona Qereti pritet që të mbajë më 7 shtator koncertin e saj të parë në Las Vegas.
Share on Facebook
Sunday, September 1, 2013
Subscribe to:
Posts (Atom)